EMRI/ Shqiptari vdes në punë në kantinë, pronari: E kisha si djalë

EMRI/ Shqiptari vdes në punë në kantinë, pronari: E kisha si djalë

10:49, 15/12/2022
A+ Aa A-

Një shqiptar ka humbur jetën ditën e djeshme në Itali gjatë orarit të punës, në një punishte vere në komunën Cessalto të Trevises.

Mediat vendase bëjnë me dije se 43-vjeçari i identifikuar si Dritan Meçaj, u humbi jetën në fermën Corvezzo Veraria e via Palù në Cessalto si pasojë e asfiksisë në një cisterinë.

Shqiptari punonte në ferme prej 20 vitesh. Mes lotësh, pronari i Corvezzo, Renzo Corvezzo, ish-president i futbollit në Treviso, tha se shqiptarin e kishte si djalin e tij.

“Ai ishte si një djalë për mua, ai kishte punuar për ne për shumë vite. Një punëtor i shkëlqyer dhe një familjar shembullor. Do të na mungojë”- është shprehur ai sipas mediave italiane.

Në vendngjarje kanë qenë edhe karabinierët e stacionit të Cessaltos, të cilët së bashku me inspektorët e Spisalit kanë mbledhur dëshmitë e kolegëve të viktimës. 

Dritan Meçaj ka lënë pas gruan e tij shqiptare, si dhe një djalë 11-vjeçar .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco