SYRI TV/ Përmbytjet/ Hapen portat e 2 HEC-eve, banorët: Nuk u lajmëruam

10:50, 15/12/2022
A+ Aa A-

Qarku i Lezhës është prekur masivisht nga përmbytjet, për shkak të reshjeve të rëna gjatë dy ditëve të fundit dhe hapjes së portave të hidrocentraleve.

Këtë të enjte kanë nisur shkarkimet nga dy hidrocentralet e lumit Mat, Ulëza dhe Shkopeti, të cilat shkarkojnë mbi 600 metër kub ujë në sekondë. Për pasojë lumi Mat është fryrë duke krijuar përmbytje në qindra hektarë tokë bujqësore.

Problemet më të mëdha janë krijuar në zonën e Fushë Kuqes, ku uji ka vërshuar në tokat bujqësore, duke bllokuar edhe disa akse rrugore. Emergjencat Civile në Lezhë raportojnë se hidrovoret në Shullaz, Tale dhe Balldre janë në funksion, por duket se nuk kanë kapacitet për të larguar ujin.

Në total, në qarkun e Lezhës janë mbi 620 hektarë tokë të përmbytura. Banorët kanë përdorur varka për të kaluar ujin.

Banorët e Kurbinit akuzuan drejtorinë e hidrocentraleve, se nuk kanë pasur njoftim për shkarkimet e ujit nga këto HEC-e, dhe përmbytjet kanë ndodhur në mënyrë të menjëhershme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco