Tragjedia/ Mbytja e gomones në Kanalin Anglez, të paktën 4 të zhdukur

Tragjedia/ Mbytja e gomones në Kanalin Anglez, të paktën 4 të zhdukur

10:37, 15/12/2022
A+ Aa A-

Autoritetet britanike pritet të rinisin operacionin në Kanalin Anglez, në kërkim të të paktën 4 personave të tjerë që rezultojnë të zhdukur në det. Orët e para të së mërkurës, një varkë e mbushur me emigrantë nisi të fundosej në ujërat e ngrira midis Kentit dhe Francës.

Ishte ekuipazhi i një varke peshkimi dhe varkat e shpëtimit që i erdhën në ndihmë 39 personave. Fatkeqësisht 4 prej tyre humbën jetën. BBC shkruan se kërkimet e fundit do të bëhen me dron.

Në një deklaratë të përbashkët, Britania e Madhe dhe Franca u zotuan për të shkatërruar modelin e biznesit të trafikimit të qenieve njerëzore. Sekretarja e Brendshme Suella Braverman dhe homologu i saj Gérald Darmanin thanë se tragjedia theksoi nevojën për të parandaluar kalimet në kanal së bashku. “Zemrat tona janë me të gjithë të prekurit nga kjo ngjarje tragjike”, thanë ata.

Pamjet nga shpëtimi i emigrantëve tregonin sesi varka e fryrë mbushej me ujë ndërsa emigrantët, disa të veshur vetëm me bluza dhe jelek të hollë shpëtimi, bërtisnin për ndihmë. Ata që u shpëtuan nga gomonia thanë se kishin paguar secili nga 5 mijë paund për të kaluar kanalin.

Të mërkurën, kryeministri Rishi Sunak shprehu dhimbjen për “humbjen tragjike të jetëve njerëzore”. Kryepeshkopi i Canterbury-t, Justin Welby tha se debatet rreth azilkërkuesve nuk kishin të bënin me statistikat, por me “jetë të çmuara njerëzore”.

Në nëntor të 2021, të paktën 27 emigrantë humbën jetën pasi gomonia e tyre u fundos, ndërkohë që ishte nisur nga Franca në drejtim të Britanisë. BBC shkruan se nga e premtja deri të dielën, rreth 460 presona arritën që të shkonin nga Franca në Kent me varka të vogla. Nga fillimi i vitit gati 45 mijë persona kanë mundur të kalojnë nëpërmjet kësaj rruge./tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco