VIDEO/ Situata në veri të Kosovës e qetë, njerëz me maska shihen ende te Lagjja e Boshnjakëve

VIDEO/ Situata në veri të Kosovës e qetë, njerëz me maska shihen ende te Lagjja e Boshnjakëve

08:21, 09/12/2022
A+ Aa A-

Kosovë - Persona të maskuar vazhdojnë të qëndrojnë te Lagjja e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, raportoi gazetarja e RTK-së mëngjesin e së premtes nga terreni. Sipas gazetares, situata tani është e qetë dhe shihet prani e karabinierëve italianë.

Mbrëmë në veri, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës është stacionuar në Lagjen e Boshnjakëve në veri të vendit. Policia e Kosovës mori vendim që një numër më i madh i pjesëtarëve të policisë të dërgohen në veri për shkak të tensioneve të krijuara gjatë ditëve të fundit ku pati disa shpërthime me granata dore, shok-bomba e gjuajtje me armë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një intervistë për RTK-në, ka thënë se numri i policëve në Mitrovicën e Veriut është rritur në disa lokacione. Sipas tij, shtimi i prezencës policore në atë pjesë të vendit po bëhet pa qëllime të tjera, përveç rritjes së sigurisë për banorët e këtyre lagjeve.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco