Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje 70-vjeçarin

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje 70-vjeçarin

19:23, 04/12/2022
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur pak më parë në qytetin e Fierit.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës", ku shtetasi E. Zh., 31 vjeç, banues në Çerven, duke drejtuar automjetin tip "Audi" ka aksidentuar një këmbësor, rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Policia Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës", shtetasi E. Zh., 31 vjeç, banues në Çerven, duke drejtuar automjetin tip "Audi" ka aksidentuar një këmbësor, rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ndërroi jetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco