Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Vrasja e Briken Sanajt në Tiranë, 'Syri.net' siguron foton e autorit

Vrasja e Briken Sanajt në Tiranë, 'Syri.net' siguron foton e autorit

19:03, 30/11/2022
A+ Aa A-

Personi në foto, Vladimir Kola është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së Briken Sanajt në rezidencën ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë më 30 tetor. Në kërkim janë edhe 2 bashkëpunëtorët nga Kosova, Kened Antoni dhe Gjelosh Krasniqi.

Pas ekzekutimit, autori e ka braktisur automjetin dhe djegur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, së bashku me armën e krimit kallashnikov. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për autorin dhe 2 bashkëpunëtorët.

Si ndodhi vrasja

Të paktën katër persona dyshohet se morën pjesë në atentatin e 30 tetorit. Vepruan me saktësi. Dy atentatorët u futën në rezidencë pasi çanë rrethimin e jashtëm, e qëlluan nga një distancë të afërt, nga një vend poshtë një peme ulliri.

Të ndihmuar nga një person i tretë, u larguan me shpejtësi me makinën tip “Mercedez Benz”, të cilën e dogjën. Personi i katërt ka pasur rol vëzhgues. Mënyra se si është ruajtur derisa të mbërrinte brenda rezidencës “Kodra e Diellit” dhe hyrja e autorëve nga rrethimi i pasmë i bind hetuesit se ishin vrasës profesionistë dhe me pagesë.

Itinerari që ndoqën autorët

Pasi dolën në Unazë, vijuan përmes ish-sheshit “Shqiponja” dhe hynë në autostradë, nga e cila hynë në rrugën dytësore pranë një qendre tregtare dhe disa kilometra më tej dogjën makinën në Qafë-Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash. Një person tjetër i largoi. Targat e makinës tip 'Benz' i përkasin shtetasin Luan Qanushi, të cilat ishin të vjedhura. Brenda makinës janë gjetur dhe armë tip kallashnikov. 

Plagosja në vitin 2012

Briken Sanaj dyshohet se u vra për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i viktimës, Antonio alias Renato Sanaj, për një vajzë. Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco