Dëshmitarët i panë ekzekutorët e shqiptarit në Gjermani: Dy burra me xhupa të errët dhe kapele

Dëshmitarët i panë ekzekutorët e shqiptarit në Gjermani: Dy burra me xhupa të errët dhe kapele

10:34, 29/11/2022
A+ Aa A-

Një 42-vjeçar shqiptar u qëllua për vdekje në Krefeld mbrëmjen e së hënës, më 28 nëntor). Pak para orës 20:00 janë bërë disa telefonata urgjente tek qendra e kontrollit të Policisë në Krefeld, e cila njoftoi sot se telefonuesit raportuan se kishin dëgjuar të shtëna të shumta në zonën e Garnstrasse. 

Kur policia mbërriti, viktima ishte shtrirë i pajetë në tokë. Mjeku i urgjencës ka mundur të konstatojë vetëm vdekjen e personit. 

Dëshmitarët okularë raportuan se menjëherë pas të shtënave, ata panë dy burra të largoheshin nga vendi i ngjarjes në drejtim të unazës Alter Deutscher. 

Dy burrat përshkruhen si më poshtë: Njeriu i parë ishte me gjatësi dhe trup mesatar. Ai kishte veshur një xhaketë të errët, pantallona të lehta dhe një kapele të lehtë. 

Burri i dytë ishte gjithashtu me gjatësi normale. Ai kishte veshur një xhaketë të errët me një logo të spikatur në anën e pasme, pantallona të errëta dhe një kapelë të errët. 

Viktima jeton në Gjermani që nga viti 2018 dhe është denoncuar disa herë në polici për krime të ndryshme. 

Prokuroria publike dhe selia e policisë në Krefeld po hetojnë në të gjitha drejtimet. 

Policia ngriti një ekip për hetimin e vrasjes dhe kërkoi që dëshmitarët që mund të japin informacion për të arratisurit ose që kanë bërë vëzhgime të tjera të dyshimta në zonën e Garnstrasse nga pasditja e vonë të  telefonojnë për të kontaktuar hetuesit e vrasjes./ar/sh/SYRI.NET

VIDEO/ Gjermani, operacion i madh policor në Krefeld për vrasësit e shqiptarit

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco