Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

Vritet me plumb pas koke shqiptari në Gjermani

Vritet me plumb pas koke shqiptari në Gjermani

09:54, 29/11/2022
A+ Aa A-

Një 42-vjeçar shqiptar është vrarë në një atentat me armë zjarri në qytetin e Krefeld në Gjermani, teksa po lëvizte me biçikletë në qendër të qytetit.

Nga raportimet e mediave gjermane, të shtënat u shënuan rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të hënës duke tronditur qytetin e qetë në veriperëndim të Gjermanisë.

“Autori ose autorët mësohet se e kanë qëlluar në pjesën e pasme të kokës nga një distancë e shkurtër. Duket si një ekzekutim i plotë. Më pas sulmuesi u largua”, shkruan Bild.

“Kishte një vrasje”, konfirmoi zëdhënës i policisë, por pa dhënë detaje në lidhje me identitetin e viktimës.

Policia dhe grupi hetimor kanë rrethuar zonën dhe kanë marrë pamjet filmike të bizneseve për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco