Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

U përplas nga makina që drejtohej nga 30-vjeçari shqiptar në Selanik, studentja greke ndërron jetë në spital

U përplas nga makina që drejtohej nga 30-vjeçari shqiptar në Selanik, studentja greke ndërron jetë në spital

15:04, 27/11/2022
A+ Aa A-

21-vjeçarja greke, e cila mbrëmjen e së martës së kaluar u përplas nga një makinë që drejtohej nga një 30-vjeçar shqiptar, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. Lajmi u bë i ditur nga mediat greke. Ajo ka ndërruar jetë pak pas orës 08:00 të mëngjesit të sotëm në spitalin Papageorgiou. Pavarësisht një sërë operacioneve kryesisht në pjesën e kokës, 21 vjeçarja nuk arriti të mbijetonte pas plagëve të shkaktuara.

Aksidenti ndodhi në Selanik ku 30-vjeçari shqiptar ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi ‘marramendëse’ dhe pasi e ka përplasur të renë greke është larguar nga vendngjarja. Viktima ishte studente e mjekësisë veterinare dhe sapo ishte kthyer nga vizita që kishte bërë në familjen e saj gjatë fundjavës.

E reja fatkeqe ishte me origjinë nga Chania në ishullin e Kretës. Të hënën mbrëma ajo ndodhej në Chania, në vendlindje. Në mesnatë ajo hipi në avion për të shkuar në Selanik, pasi do takohej me mikeshat dhe miqtë e saj atje. Pak pas orës 1 të mëngjesit, Ema, zbriti nga avioni dhe u nis për në shtëpinë e miqve të saj. Kur kaloi rrugën Egnatia në qendër të Selanikut , ajo u “hodh” në ajër nga një makinë, që drejtohej nga 30-vjeçari shqiptar, që, pasi e përplasi, u kthye mbrapsht dhe e shtypi sërish me makinë të renë, e cila ndërroi jetë në spital. Pasi e tërhoqi zvarrë dhe e shtypi sërish, shqiptari u zhduk nga vendngjarja, pohuan dëshmitarët okularë.

Në një intervistë për protothema.gr, nëna e 21-vjeçares tha se e bija e saj e vogël ishte në krahët e familjes deri në orën 11 të natës atë mbrëmje dhe ka udhëtuar me avion drejt Selanikut për të takuar miqtë e saj.

“Ai ishte udhëtimi i fundit i vajzës sime. Ajo nuk donte të merrte makinën me vete, sepse kishte frikë të ngiste makinën në një qytete të huaja për të.”

Shqiptari, në një deklaratë të bërë të mërkurën e kaluar, kërkoi falje mbi ngjarjen e ndodhur dhe largimin e tij nga vendngjarja e justifikoi me faktin që nuk kishte leje qëndrimi në Greqi. Ndërsa shtoi se një aksident i tillë nuk do kishte ndodhur nëse e reja greke nuk do kishte tentuar të kalonte rrugën aty ku nuk kishte vendkalim për këmbësorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco