FOTO/ Vjedhjet: Ky është polici që terrorizonte qytetarët në Tiranë

FOTO/ Vjedhjet: Ky është polici që terrorizonte qytetarët në Tiranë

11:20, 26/11/2022
A+ Aa A-

Një efektiv i rendit dhe një i Policisë Bashkiake u arrestuan pasi akuzohen për vjedhje në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë.

Burime thanë se efektivi i Komisariatit 1, Serxhio Cani dhe Polici Bashkiak i Tiranës, Sajmir Muzikanti, ishin në vëzhgim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pas denoncimeve të ardhura nga qytetarët.

Sipas policisë, duke shfrytëzuar detyrën, ata ndalonin të rinj në zonën e Liqenit, që i kapnin duke pirë cigare hashashi. U vinin dhe prangat që të dukeshin sa më të besueshëm që po bënin detyrën, dhe u merrnin lekët, duke i lënë më tej të lirë në këmbim që mos t’i shoqëronin në komisariat.

SYRI TV ka siguruar foton e efektivit të Komisariatit 1, Serxhio Cani.

Dyshohet se dy autorët vidhnin sende me vlerë e celularë edhe qytetarëve që dilnin për shëtitje te Liqeni.

Në Komisariat janë dokumentuar 3 raste grabitjeje dhe 9 kallëzime ndaj punonjësve të policisë.

Këta të fundit pasi i ndalonin të rinjtë u merrnin shuma parash 20, 30 e deri në 50 mijë lekë të reja. Menjëherë pas evidentimit të rastit, kanë nisur procedurat e përjashtimin nga Policia të punonjësit të patrullës Serxhio Cani.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco