Policia e krimit/ Kush ishin efektivët që u kthyen në tmerrin e qytetarëve

Policia e krimit/ Kush ishin efektivët që u kthyen në tmerrin e qytetarëve

10:25, 26/11/2022
A+ Aa A-

Muajt e fundit në komisariatin nr. 1 në kryeqytet, ishin rritur rastet e grabitjeve të celularëve apo sendeve me vlere në zonën e Liqenit Artificial, denoncuar nga qytetarë që dilnin për shëtitje.

Si për ironi të fatit, nga verifikimet rezultoi se autorë të këtyre grabitjeve ishin 2 policë. Të dyshuarit u mbajtën nën vëzhgim për disa javë dhe mëngjesin e sotëm u vunë në pranga.

Si autor i këtyre ngjarjeve u arrestua polici i patrullës së komisariatit nr. 1, Serxhio Cani 22 vjeç dhe polici bashkiak Sajmir Muzikanti 39 vjeç.

Për rastin është njoftuar dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila po kryen veprimet. Policia doli me një deklaratë, ku tha se efektivët u arrestuan pasi ishin denoncuar për një rast vjedhjeje.

NJOFTIMI ZYRTAR

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të AMP-së, ndaluan shtetasit:

- S. M., 39 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake dhe S. C., 22 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, të dy shtetasit banues në Tiranë.

Këta shtetas dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e Liqenit Artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat.

Pas punës hetimore të kryer është bërë e mundur dhe zbardhja e ngjarjes dhe vënia në pranga e 2 shtetasve të mësipërm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco