​FOTO/ Tritol një dyqani në Durrës, policia merr në pyetje disa persona

​FOTO/ Tritol një dyqani në Durrës, policia merr në pyetje disa persona

09:07, 26/11/2022
A+ Aa A-

Një shpërthim është dëgjuar mëngjesin e kësaj të shtune në lagjen nr. 7 të Durrësit. Policia ka konstatuar se i ishte vënë tritol në derë, një dyqani, butik, pronë e një zonje me inicialet J.K. Dëmet ishin vetëm materiale. Policia e Durrësit ka nisur hetimet duke marrë në pyetje disa persona.

Në njoftimin zyrtar të Policisë, thuhet:

“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 7, Durrës, në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases J. K.,  ka shpërthyer një sasi e vogël, e dyshuar lënde plasëse. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon puna intensive nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,  identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco