Shqiptarja udhëheqëse në Astra Zeneca kërcënohet nga shqiptarët, ndërhyn policia

Shqiptarja udhëheqëse në Astra Zeneca kërcënohet nga shqiptarët, ndërhyn policia

19:31, 25/11/2022
A+ Aa A-

Florina Shala, shqiptarja e cila është udhëheqëse në kompaninë Astra Zeneca, është kërcënuar nga disa shqiptarë në Vjenë.

Sipas një statusi në Facebook, ajo tha se shqiptarët po e kërcënojnë, pasi, janë kundër vaksinimit ndaj COVID-19, shkruan Syri Kosova.

“Kjo është një fushatë kundër meje si pasojë e pozitës time në departmentin inxhinierik që kontrollon prodhimin e vaksinava në “AstraZeneca”. Këto sulme janë nga personat që janë kunder vaksinimit për Covid-19, të cilet janë të nacionalitetit shqiptar që jetojnë në Austri. Këto ditë dhe derisa policia ta konsideron të nevojshme do i ndërpresi të gjitha aktivitet e mia të punës dhe personale” tha ajo ndër tjera.

Statusi i saj:

Sot në ora 13:15 derisa unë ende isha në zyrën time në Vjenë sigurimit i është të largoj 3 persona të nacionalitetit shqiptar të cilët kishin sjellje të dyshimtë dhe kërkonin të takoheshin me mua, unë as nuk kisha takim të caktuar me ta dhe asgjë rrethë tyre nuk tregonte që përkisnin në një ambient zyrtar.

Prej kur jam kthyer nga Londra në Vjenë javën e kaluar jam përballur me statusa denigrues e ofendues në Facebook ndaj meje (po besoj i keni parë), qindra mesazhe kërcënuese për jeten time si dhe ky episodi sot.

Kjo është një fushatë kundër meje si pasojë e pozitës time në departmentin inxhinierik që kontrollon prodhimin e vaksinava në “AstraZeneca”.

Këto sulme janë nga personat që janë kunder vaksinimit për Covid-19, të cilet janë të nacionalitetit shqiptar që jetojnë në Austri.

Këto ditë dhe derisa policia ta konsideron të nevojshme do i ndërpresi të gjitha aktivitet e mia të punës dhe personale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco