Bilanci i COVID/ 11 raste të reja në 24 orët e fundit, 14 të shëruar

Bilanci i COVID/ 11 raste të reja në 24 orët e fundit, 14 të shëruar

17:07, 25/11/2022
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 11 raste të reja me koronavirus nga 423 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, bën me dije se në spitalin COVID3 po marrin trajtim mjekësor 4 pacientë. 

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki; 7 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Tropojë, Mat, Tepelenë, Berat.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shëruar nga koronavirusi 14 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 175 raste aktive me koronavirus.

Statistika ( 25 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore                11
Të shëruar në 24 orë             14
Të shtruar në spitale             4
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                       423
Testime totale                   2,007,915
Raste pozitive                      332,202
Raste të shëruara                  328,433
Raste Aktive                             175
Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë                    147
Fier                           9
Gjirokastër                8
Vlorë                         3
Berat                         3
Shkodër                    2
Durrës                      1
Kukës.                      1
Dibër.                        1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco