Gazetari Bushkolaj: Itinerari i drogës së Fierit, arrestimi i një financuesi dhe lidhja me Dumanin

16:57, 25/11/2022
A+ Aa A-

Redaktori i Syri Tv, Elkier Bushkolaj komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon laboratorin e drogës që u zbulua në Frakull të Fierit ku u sekuestruan 430 kg kokainë në banesën e zyrtarit të shtetit. Bushkolaj deklaroi se ka pasur një numër të madh efektivësh të angazhuar në këtë operacion ndërsa tregoi edhe itinerarin që ka ndjekur ngarkesa e kokainës.

"Operacioni i shtrirë në disa muaj që nga sinjalizimi i parë i DEA-s amerikane për ngarkesën që u nis nga Kolumbia, fillimisht drejt Greqisë e më pas drejt Malit të Zi. Rreth 60 forca policie të angazhuara. Itinerari i gjatë ka kërkuar numër të madh policësh. Droga ka zbritur nga anija në Malin e Zi, është sjellë me mjete transporti në Shqipëri dhe ka qëndruar në disa qytete.

Ka pasur grup shoqërimi lënda narkotike, ka qëndruar edhe në Tiranë, në Kombinat, policia ka pritur destinacionin final që ishte Frakulla e Fierit ku droga ka shkuar më datë 24, u morën masa dhe ndërhynë. Përveç FNSH-së së Fierit edhe RENEA, policia malazeze dhe përfaqësues të DEA-s amerikane morën pjesë në operacion."-tha Bushkolaj.

Gazetari deklaroi se në banesën e Viktor Çervanakut do bëhej ndarja e drogës nga plehu kimik ndërsa shtoi se kjo do të bëhej nga kolumbianët, dy të arrestuar dhe dy në kërkim. Sakaq, ai u shpreh se kjo sasi e madhe droge kishte si destinacion Bashkimin Europian.

Pjesa tjetër është transporti, një sasi kaq e madhe ka destinacion BE-në. Fieri përveç Portit të Vlorës dhe të Durrësit është qytet problematik sa i përket transportit të drogës drejt Greqisë me linja autobusësh.

DEA amerikane ka një seli në Greqi dhe nga emaile-t që iu publikuan Gledis Nanos, DEA sinjalizoi se në qarkun Fier, një biznesmen bananesh bashkë me një personazh tjetër të botës së krimit ishin të dyshuar si persona që kanë porositur shumë drogë në Amerikën Latine, që kishte destinacion Fierin e më pas drejt BE-së.”-tha Bushkolaj.

Sakaq, gazetari Elkier Bushkolaj u shpreh se një nga porositësit është arrestuar dhe quhet Nikolin Gjolena. Ai tha se një tjetër i arrestuar ka lidhje me Nuredin Dumanin.

“Gjolena presupozohet të jetë financues por ka dyshime se ka financues të tjerë. Ka persona të fuqishëm të botës së krimit brenda dhe jashtë vendit që blenë drogën në Amerikën Latine dhe kanë mundësuar sjelljen e drogës në Shqipëri. Ka të arrestuar nga Tropoja, e të tjerë që si Julian Malaj, lidhet me Nuredin Dumanin që e ka strehuar dhe e ka mjekuar kur u plagos në atentatin e Papërit.

Viktor Çervanaku që ka magazinën ka qenë pritës, vëllai i tij Zeneli ka porosituar drogën në Amerikën Latine, në janar hapi një kompani duke e shfrytëzuar për transportin e kokainës. I përfshirë dhe djali i Viktorit, ish-futbollist që ka luajtur me Dinamon, dhe e fejuara e tij.”-tha Bushkolaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco