Drejt Greqisë me kanabis në makinë, arrestohet 30 vjeçari në Kapshticë

Drejt Greqisë me kanabis në makinë, arrestohet 30 vjeçari në Kapshticë

15:17, 25/11/2022
A+ Aa A-

Një 30 vjeçar është arrestuar nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në autmjetin tip “Peugeot” iu gjetë një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i policisë/ Qarku Korçë

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar në autmjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin K. P., 30 vjeç, banues në Maliq, gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP-Korçë, të cilët bënë arrestimin e këtij shtetasi për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë.

---

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, ju bëjmë me dije se:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Gj., 36 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ky shtetas në rrugën “Bilisht-Miras”, në afërsi të fshatit Poloskë, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë shtetasi M. Gj., ka pësuar demtime dhe ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

---

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 58 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin e biznesit të këtij shtetasi, në një automjet kamion tip “Benz”, gjetën lëndë drusore të pashoqëruar me dokumentacionin përkatës. Gjithashtu në biznesin e 58-vjeçarit (me aktivitet në fushën e prerjes së lëndëve drusore), u konstatua punonjësi A. T., i paregjistruar dhe i pasiguruar në organet tatimore.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco