Tragjedia në Malësinë e Madhe, gjenden trupat e pajetë të babë e bir

Tragjedia në Malësinë e Madhe, gjenden trupat e pajetë të babë e bir

08:51, 21/11/2022
A+ Aa A-

Gjenden trupat e pajetë të babë e bir në Malësi të Madhe. Një ditë ma parë makina me të cilën po udhëtonin u mor nga rrjedha e ujit të një përroi. 

Vajza e cila ishte në makinë me babain dhe vëllanë arriti të shpëtojë, ndërsa sot janë gjetur trupat e Pjetër Rushjat dhe Jason Rushaj, djalit të tij.

alësi e Madhe, Shkodër/Informacion shtesë

Në vijim të informacion të dhënë mesditën e djeshme se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza), ju bëjmë me dije se:

Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco