'Bujarët' e inceneratorëve: Zoto i pagoi udhëtim dhe hotel në Itali, anëtares së komisionit të konçensionit

'Bujarët' e inceneratorëve: Zoto i pagoi udhëtim dhe hotel në Itali, anëtares së komisionit të konçensionit

14:32, 19/11/2022
A+ Aa A-

Në dosjen hetimore të SPAK për inceneratorët zbardhet edhe një udhëtim që Etleva Kondi, anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, ka kryer në drejtim të Italisë me datë 26 shkurt 2016.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për BW, ajo ka udhëtuar nga Rinasi në drejtim të Romës.

Ndërsa është kthyer për Rinas dy ditë më vonë, së bashku me Mirel Mërtirin dhe Arenc Myrtezanin. Ky i fundit është emëruar më vonë administrator i shoqërisë koncesionare të inceneratorit të Fierit.

Sipas SPAK paratë për biletat e avionit për Kondin dhe shpenzimet për hotelin janë paguar nga Klodian Zoto.

Kondi akuzohet për “shpërdorim detyre” pasi rezulton se ka qenë pjesë e komisionit për miratimin e licencave të inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit.

Për aferën e inceneratorit të Fierit, SPAK firmosi 11 urdhër arreste të reja ku mes të dyshuarve, janë Arjola Kodra administratore e kompanisë koncesionare të inceneratorit të Tiranës dhe italianin Guiseppe Ciaffaglione.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco