VIDEO/ Makina mori zjarr befas, biznesmeni: Qe si shpërthim i mbytur, nuk jam njeri i problemeve

VIDEO/ Makina mori zjarr befas, biznesmeni: Qe si shpërthim i mbytur, nuk jam njeri i problemeve

08:55, 19/11/2022
A+ Aa A-

Biznesmeni Ndue Pjetrushi (Noshi) nga Lezha, i cili merret me transportin e karburanteve Shqipëri – Kosovë, foli për mediet sot, pas zjarrit që shpërtheu befas dhe dogji plotësisht makinën e tij mëngjesin e së shtunës.

Pjetrushi tha: “Rreth orës 4 pa dhjetë, diçka e tillë, isha në gjumë, kam dëgjuar një shpërthim, si shpërthim i mbytur. Kam dalë në ballkon dhe e kam parë makinën duke u djegur. Në moment kam lajmëruar Policinë, që ka ardhur bashkë me zjarrfikësit dhe ka bërë procedurat e veta. E fikën zjarrin dhe kaq ishte.

Nuk kam asnjë konflikt me kërrkënd, të gjithë ata që më njohin e dinë që s’jam i problemeve. Punoj në fushën e hidrokarbureve me transport nafte Shqipëri – Kosovë.

Kërkoj të zbardhet ngjarja, shteti të bëjë punën e vet. Unë për vete nuk dyshoj, mund të jetë edhe zjarrvënie e qëllimshme, mund të jetë që ka marrë flakë vetë. Atë e nxjerr vetëm hetimi. S’jam specialist për të identifikuar apo përcaktuar se çfarë.

Kamerat e shtëpisë kanë një javë që nuk kanë punuar dhe i kam dërguar për t’i riparuar.”

VIDEO/ Digjet makina e biznesmenit të njohur të naftës në Lezhë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco