VIDEO/ Nuk i lejuan të vendosnin pankartën, protestuesit thyejnë kabinën e traut në Divjakë

12:32, 18/11/2022
A+ Aa A-

Në ditën e pestë të protestës së tyre, qyetarët e Divjakës janë përplasur sërish me policinë për heqjen e kabinës me traun e vendosur në Parkun Kombëtar të Karavastasë.

Nga pamjet e siguruara nga SYRI dallohen disa protestues, të cilët kanë thyer kabinën e traut, pasi policia nuk i ka lejuar që të vendsonin pankartat që mbanin në duar gjatë marshimit-protestë nga qendra e qytetit deri te parku i Karavastasë.

Banorët kanë hequr sinjalistikën e vendosur si dhe kanë thyer xhamat e kabinës së traut. 

Ndërkohë forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco