SYRI TV/ Prangat për inceneratorët: Dervishaj mori 800 mln lekë nga Zoto, i del emri edhe tek instalacioni i Ramës

15:13, 16/11/2022
A+ Aa A-

Kolaudimet fiktive për objekte që nuk ekzistojnë kanë çuar në pranga pronarin e kompanisë “Ave Consulting” Arben Dervishaj i cili u arrestua këtë të mërkurë pasi dyshohet se ka abuzuar me vlera prej miliona eurosh.

Përveç kolaudimeve të inceneratorëve të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit kompania e Dervishajt rezulton fituese edhe për ndërtimin e instilacionin tek Kryeministria. 

Syri tv

Biznesmeni Arben Dervishaj u arrestua këtë të mërkurë, nën dyshimet se kompania e tij, “Ave Consulting” ka kryer mbikëqyrje fiktive për punimet e inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Dervishaj është në listë së bashku me 10 persona të tjerë, për të cilët Prokuroria e Posaçme ka lëshuar së fundmi urdhër-arrestet.

“Syri Televizion” ka zbuluar se “Ave Consulting” ka përfituar një total prej rreth 800 milionë lekë të vjetra nga tre kompanitë koncesionare të Djegësave, “Albtek Energy”, “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” dhe ‘Integrated Energy BV”.

Shuma më e madhe është paguar nga koncesionari i Tiranës, në vlerë 620 milionë lekë të vjetra.

Kompania ‘Ave Consulting” e Arben Dervishaj shfaqet edhe në dokumentet e tenderit për ndërtimin e instilacionit prej druri në oborrin e kryeministrisë, me fond rreth 4 milionë euro.

Sipas dokumenteve të publikuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili është ngarkuar nga qeveria për zhvillimin e procedurave për instilacionin prej druri, rezulton se shoqëria “Ave Consulting”, në cilësinë e projektuesit, ka porositur ekspertizës gjeologjike për terrenin ku gjendet godina e kryeministrisë.

Tenderi 4 milionë euro është pezulluar përkohësisht, pasi Fondi Shqiptar i Zhvillimit deklaron se po shqyrton dokumentet teknikë të kompanive pjesëmarrëse në procedurë.

Shoqëria “Ave Consulting” ishte përzgjedhur nga grupi i kompanive të inceneratorëve për të kryer mbikëqyrjen e punimeve.

Sipas dokumenteve të bëra publike më herët, “Ave Consulting” ka deklaruar se ecuria e punimeve është kryer sipas kontratave koncesionare.

Por, në fakt, asnjë prej tre inceneratorëve nuk është në funksion aktualisht.

Inceneratori i Elbasanit është ndërtuar, por është jashtë funksionit. Ndërkohë që inceneratorët në Fier dhe Tiranë ende nuk janë përfunduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vangjel16/11/2022 16:34

se mos vetem ketu kontrolloni mire te arkivat se ka bere edhe tender per matje te aluizmi durrsit duke patur gruan shefe burime njerzore ne drejtori t pergjithshme e kuptoni pse ikin njerezit

Shto koment

Denonco