Lëshohet urdhër-arresti për Mërtirin, prangoset biznesmeni Dervishaj

Lëshohet urdhër-arresti për Mërtirin, prangoset biznesmeni Dervishaj

11:28, 16/11/2022
A+ Aa A-

Mëngjesin e sotëm SPAK ka lëshuar 11 udhër-arreste, mes të cilëve 5 persona deri më tani janë arrestuar nga Policia e Shtetit.

Mes personave që është lëshuar urdhër-arrest është edhe biznesmeni Mirel Mërtiri, për të cilin është marrë në mungesë masa e sigurisë “arrest me burg”.

Mërtiri është partneri i Stela Gugalljas, përfaqesuese e kompanisë përfituese gjithashtu e shpallur në kerkim për aferën e inceneratorëve.

Mes të arrestuarve edhe biznesmeni Arben Dervishaj.

Mësohet se Dervishaj është dhe zëvendëspresident i dytë i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FSHF.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco