Arrestohen babai dhe i biri në Kukës/ Tentoi të korruptonte efektivët me 2 mijë euro

Arrestohen babai dhe i biri në Kukës/ Tentoi të korruptonte efektivët me 2 mijë euro

11:05, 16/11/2022
A+ Aa A-

Policia e Kukësit ka arrestuar gjatë operacionit të koduar “Tentativa”, 18-vjeçarin e shpallur në kërkim gjatë këtij operacioni, për dhënie ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Gjatë operacionit të zhvilluar disa javë më parë, u arrestua në flagrancë babai i 18-vjeçarit, i cili theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, duke iu ofruar rreth 2000 euro, që të mos kryenin veprimet procedurale.

Në pranga ra shtetasi G. M., 18 vjeç, banues në Kukës.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi transportonte me një automjet tip furgon, kundrejt fitimit, 59 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Gjatë operacionit të zhvilluar në muajin tetor, u arrestua në flagrancë shtetasi B. M., 53 vjeç (babai i 18-vjeçarit), i cili theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, duke iu ofruar rreth 2000 euro, me qëllim që të mos kryenin veprimet procedurale për këtë rast”, ben me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco