Kontrolle në portin e Durrësit, dyshime për ngarkesa kokaine në kontejner bananesh por...

Kontrolle në portin e Durrësit, dyshime për ngarkesa kokaine në kontejner bananesh por...

10:56, 16/11/2022
A+ Aa A-

 

Sërish kontrolle për drogë në portin e Durrësit. Byroja Kombëtare e Hetimit, strukturat e SPAK, policia e kufirit dhe doganës në bashkëpunim me autoritetet portuale Durrës dhe DVP Durrës janë duke ushtruar prej 1 jave kontrolle në 184 konteniere të importuar në portin e Durrësit.

Burimet bëjnë me dije se po kontrollohen ngarkesat në kontenier dhe strukturat metalike të tyre të cilat pjesë janë ngarkuar me banane te kompanise Banaking. Pas ngjarjes së fundit me gjetjen e kokainës në kompaninë “BanaKing”, janë ushtruar kontrolle manuale duke i kaluar kontenierët jo vetëm në skaner, por duke u kontrolluar fizikisht dhe me qentë e stërvitur për të nuhatur lëndët narkotike.

Deri tani nuk ka të dhëna të jetë gjëndur ndonjë sasi droge shpjegojnë burimet.

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg tre personat e arrestuar dy ditë më parë,  lidhur me sasinë e kokainës të kapur në Portin e Durrësit më datën 03.11.2022.

Gjykata ka vendosur 45 ditë burg për shtetasit Petrit Demishaj, Alban Naziraj dhe Artur Sevdara.

Policia gjeti më 3 nëntor, pas një kontrolli në një kontejner të ardhur nga Ekuadori 33.5 kg kokainë.

Kokaina ishte e ndarë në 31 pako, të fshehura mes bananeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco