Plagosi pa dashje me armë të miturin, arrestohet 21-vjeçari. Fshehu armët në mal

Plagosi pa dashje me armë të miturin, arrestohet 21-vjeçari. Fshehu armët në mal

10:43, 16/11/2022
A+ Aa A-

Një 21 vjeçar është arrestuar nga policia në Dibër pasi ka plagosur aksidentalisht një 15 vjeçar me armë zjarri.

Autori pas ngjarjes ka fshehur armët ndërsa i mituri shkoi në spital për ndihmë mjekësore.

Policia gjeti të fshehura në mal, 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pushkë). 

"Nga hetimet rezultoi se shtetasi K. V., 21 vjeç, mbi fshatin Ceren, në njësinë administrative Kala e Dodës, dyshohet se ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri 15-vjecarin, banues në fshatin Ceren, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas ngjarjes, 21-vjecari ka fshehur në një shkëmb mbi fshatin Ceren, dy armë zjarri, kallashnikov dhe pushkë (me njërën nga të cilat dyshohet se ka plagosur 15-vjeçarin), si dhe një sasi municioni luftarak," njofton policia.

Nga policia u arrestua shtetasi Korab Visha 21 vjeç, banues në fshatin Ceren, Dibër, për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Plagosja e rëndë nga pakujdesia”. 

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin A. L., 21 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit”, pasi ka qenë i pranishëm gjatë ngjarjes, por nuk ka kallëzuar krimin.   

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco