Plagosja e kryebashkiakut/ Policia del me njoftim zyrtar: U kap autori

Plagosja e kryebashkiakut/ Policia del me njoftim zyrtar: U kap autori

10:45, 11/11/2022
A+ Aa A-

Policia e Lushnjës ka dhënë detaje rreth plagosjes së kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi.

"Rreth orës 09:30, në afërsi të bashkisë Divjakë, shtetasi O. Xh., 46 vjeç, dyshohet ka goditur me mjet prerës, shtetasin F. K., me detyrë Kryetar i bashkisë Divjakë dhe shoferin e tij, shtetasin G. B., 45 vjeç. Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë dhe po marrin ndihmë mjekësore, në Spitalin Rajonal Lushnjë.

Falë veprimeve të shpejta operacionale të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, shtetasi O. Xh., si autor i dyshuar i plagosjes.

Në vendngjarje ndodhen drejtuesit më të lartë të DVP Fier.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes," thuhet në njoftim.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Poliklinikën e qytetit pas një debati mes Kokoneshit dhe shtetasit Orgest Xhelili. Autori i kësaj ngjarje ka qenë ish-punonjës IT në bashki dhe është arrestuar nga Policia. Janë ende të paqarta e shkaqet e ngjarjes së rëndë. 

Nuk është hera e parë që Kokoneshi përfshihet në një konflikt.

Në muajin korrik ai denoncoi se ishte dhunuar nga nipi i deputetit socialist Paulin Stërkaj.

Ishte 14 korrik i këtij viti kur zyrtari denoncoi në komisariatin e Divjakës se u ofendua dhe u godit me grushte nga 32-vjeçari Dritan Stërkaj, administrator i një resorti në Divjakë. Ai tha në polici se ishte goditur për shkak të detyrës, ndërsa nuk dha detaje për ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco