SYRI TV/ Prokurori italian: Paratë e krimit investohen në biznes, rrisin çmimet!

16:56, 08/11/2022
A+ Aa A-

“Personazhet e botës së krimit po legjitimojnë pasuritë e vendosura nga përfitimi i paligjshëm, përmes investimeve dhe biznesit”. Kështu ranë dakord anëtarët e një paneli të zyrtarëve më të lartë të hetimit në Itali dhe Shqipëri, me rastin e 30 vjetorit të krijimit të Direzione Nacionale Antimafia organizuar në Tiranë. Sipas kryeprokurorit të Romës Francesco Lo Voi, personazhet e krimit në shumë raste blejnë pasuri duke ofruar dyfishin e çmimit të vendosur nga pronarët, duke dëmtuar konkurrencën e ligjshme dhe cenuar shtetin. 

Syri Tv

Një 30-vjetorin e krijimit të Direzione Nacionale Antimafia në Tiranë u mbajt një simpozium, ku të pranishëm ishin krerët e organeve të hetimit në Itali dhe Shqipëri.

Kryeprokurori i Romës Francesco Lo Voi, foli mes të tjerave për fuqinë ekonomike që kanë krijuar anëtarët e grupeve kriminale, dhe investimin e parave në pasuri të ligjshme, duke pastruar kështu paratë.

Ai tha se forca ekonomike ofron dyfishin e vlerës së pronës apo biznesit ku investojnë, duke shkatërruar konkurencën e ndershme deri në korruptimin e sistemit dhe administratës. 

“Nëse pronari i një hoteli vendos ta shes atë, po them një shifër, 100 mijë, paraqiten blerës të mundshëm që ofrojnë shuma parash diçka më pak apo diçka më shumë për ta bërë të tyrin hotelin. Por çfarë ndodh, arrin dikush që ka para të pisët dhe ofron 200. Është e qartë se pronari do ia shesi atij që ofron 200. Aktiviteti në dukje është i ligjshëm. Ai do ta shtojë hotelin, i duhen 20 dhoma të reja. I drejtohet strukturave përkatëse të shtetit, për leje ndërtimi, me shuma parash në dispozicion, mund të bëjë edhe korrupsion”.

Francesco Lo Voi, prokuror i Romës

Lo Voi nuk la pa përmendur edhe fuqinë që kanë bandat shqiptaro-italiane dhe bashkëpunimin e tyre me ato të vendeve të tjera.

Ai tha se njësoi si mafia shqiptare në Itali, edhe në Shqipëri ka prezencë të mafias italiane.

Në të njëjtën problematikë e vendosi theksin edhe kryeprokurori i Barit, Roberto Rossi.

“Hapi i parë është ai i vetëdijës, është thënë dëmi i jashtëzakonshëm që i bën kriminaliteti ekonomisë. Në Itali kemi ndonjëherë idenë se kriminaliteti i organizuar shkakton rrezik, dhe sot ai nuk shkakton vetëm të vdekur. Edhe në Shqipëri kjo vetëdije duhet të ekzistojë edhe më shumë. Fakti që ka një strukturë si SPAK, është një nismë shumë e madhe. Duhen mbrojtur, mbështetur e inkurajuar, që ky "fëmijë" të rritet, me energji të re. Duhet të jenë të aftë që ta trembin krimin, dhe për këtë duhen mjete”. 

Roberto Rossi, kryeprokurori i Barit

Giovanni Melillo, drejtues i Antimafias dhe Antiterrorit Italian, tha se goditja e korrupsionit dhe pastrimit të parave, kërkon një konsensus të gjerë, përfshirë edhe politik, teksa vuri theksin tek shqetësimi mbi terrorizmin që bashkë me segmentet e krimit shtoi ai, stimulojnë konfliktet. 

“Përballë fenomeneve të korrupsionit e pasurisë së paligjshme duhet që institucionet të jenë të mbrojtura. Duhet mbështetur nga një konsunsus më i gjërë edhe politik. Vendet tona kanë një sfidë të përbashkët, transformimet e elementeve kriminale që po ndodhin në mesdhe, lindjen e mesme e më gjerë. Kriminaliteti me bazë terrorizmin po rritet, po zgjerohet edhe lufta. Konfliktet ushqehen me levën e krimit të organizuar dhe terrorizmit, e ne duhet të shtojmë përpjekjet sepse kemi sfida të mëdha përpara”. 

Giovanni Melillo, drejtues i Antimafias dhe Antiterrorit italian

Kreu i SPAK, Arben Kraja, pranoi shtrirjen e krimit shqiptar nga Amerika Latine në Dubai.

Teksa po i përgjigjej pyetjes së një student të drejtësisë, mbi kushtet teknologjike të organeve të hetimit, ai tha se krimi është një hap para.  

"Duhet ta pranojmë që krimi i organizuar është përpara në raport me teknologjinë që përdor, në raport me teknikat që përdor, në raport me strukturat e shtetit". 

Arben Kraja, drejtues i SPAK

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco