Konfiskimi i RTV Ora/ Shima: Sot mblidhet bordi, të gjejmë një zgjidhje për mosmbylljen përfundimtare

Konfiskimi i RTV Ora/ Shima: Sot mblidhet bordi, të gjejmë një zgjidhje për mosmbylljen përfundimtare

11:47, 04/11/2022
A+ Aa A-

Bordi drejtues i RTV Ora pritet të mblidhet sot për të vendosur mbi vetëadministrimin e këtij televizioni deri në një momentin që të ketë një qartësim nga ana e administratorit shtetëror. Nga ana tjetër avokatët e zotit Ylli Ndroqi po përpilojnë dosjen për të ankimuar vendimin në Strasburg e Apel.

“Një pjesë e madhe e shoqërisë janë koshientë se ka nisur si sulm politik, u bombardua një dosje që në shumë pika të saj për mua nuk qëndrojnë, të paktën aq sa e njoh dosjen dhe të gjithë e kuptojnë se ky është presion i hapur dhe një sinjalizim se kushdo që do të mundohet të rezistojë  ose të mos bindet atëherë do të përfundojë në këtë situate” thotë Brahim Shima drejtori i Informacionit të RTV Ora i ftuar sot në mëngjes në emisionin "Ditë e Re".

Intervista

Çfarë po ndodh?

Brahim Shima: Shpresoj të gjendet një zgjidhje qoftë për stafin qoftë për median në tërësi. Ajo çfarë ka ndodhur është përfundimi i një përplasjeje të fortë që ka nisur 4 vite më parë mes politikës dhe RTV Ora dhe u konkludua dje me një vendim të gjykatës me konfiskimin e RTV Ora dhe 30% të aksioneve të Ora News. Edhe për ne është e paqartë situata. Qysh dje TV Ora ka kaluar në pronësi të shtetit.

Në momentin që do të vijnë përfaqësues të drejtorisë së administrimit të aseteve të konfiskuara do të paraqiten do të jemi më të qartë.

Dua të kujtoj që kemi dy vite nën sekuestro, në administrimin e shtetit dhe televizioni mundi të funksionojë në këto kushte dhe shpresoj që të gjejmë një zgjidhje për mosarritje të mbylljes përfundimtare të televizionit që do të ishte një goditje fatale për median.

Kjo është situata në television. Ju dhe ne bashkë duke qenë vite në këtë profesion mundemi ende të vetëadministrojmë situatën duke vijuar aktivitetin por nuk mund të fshehim situatën ku jemi.

Si është përjetuar nga stafi?

Brahim Shima: Nuk mund të fshehim situatën që po ndodh. Një pjesë e madhe e shoqërisë janë koshientë se ka nisur si sulm politik, u bombardua një dosje që në shumë pika të saj për mua nuk qëndrojnë, të paktën aq sa e njoh dosjen dhe të gjithë e kuptojnë se ky është presion i hapur dhe një sinjalizim se kushdo që do të mundohet të rezistojë  ose të mos bindet atëherë do të përfundojë në këtë situatë. Këto janë deklarata që janë bërë edhe në media e ambiente të tjera të takimeve ku maxhoranca ka synuar të marrë pushtetin përmes presionit dhe jo lirisë së zgjedhjes dhe shprehjes. Gazetarët janë nën një trysni të fortë, duke vënë në dyshim dhe të drejtën e tyre për të ndjekur lajmin dhe transmetuar atë.

Çfarë do të bëhet tani?

Brahim Shima:  “Bordi drejtues do të mblidhet sot për të analizuar situatën për ta vetëadministruar deri në momentin që të ketë një qartësim nga ana e administratorit shtetëror. Në dijeninë time avokatatët e zotit Ndroqi po përgatisin apelimin në Strasbug e instance të tjera. Për tu përshëndetur janë sponsorët që kanë mbështetur televizionin në këto vite të vështira dhe shpresojmë ta bëjnë.

 A është media e mbrojtur përballë politikës?

Brahim Shima:
 Media është tejet e mbrojtur përballë politikës por në momentin kur politika merr në vetvete pushtetin politik ekonomik atëherë është e pafuqishme për të reaguar. Të mos harrojmë që në ekranet tona politikanët shantazhojnë hapur gazetarët dhe ne nuk kemi asnjë reagim.   

Gjykata e Posaçme mori dje vendim për konfiskimin e pasurive të presidentit të Yldon Media Group Ylli Ndroqi mes tyre  konfiskohet RTV Ora dhe 30 % e aksioneve të Ora News. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco