I konfiskohen pronat Gazmir Kosiqit, i biri pronar hoteli u vra në 2018

I konfiskohen pronat Gazmir Kosiqit, i biri pronar hoteli u vra në 2018

13:02, 10/10/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la sot në fuqi vendimin e konfiskimit të pasurive të Gazmir Kosiqit dhe fëmijëve të tij

Për administrimin e pasurisë së konfiskuar ngarkohet Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.”

Vetw Kosiqi kishte ankimuar vendimin e datës 21 shkurt 2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar por Apeli vendosi të lërë në fuqi vendimin.

Bëhet fjalë për konfiskimin e një ndërtesë 4-katëshe biznesi, me sipërfaqe totale 332,3 m2 regjistruar ne emer të tij, një sipërfaqe trualli 77 m2,  një apartament me sipërfaqe 67,3 m2, në emër të të birit, dy pasuri te tjera dhe dy automjete.

Në nëntor 2019 në banesën e Kosiqit në Maqellarë të Dibrës iu vu tritol në murin e banesës, ndërkohë në 2018 i vranë djalin e tij Elsi Kosiqi, i cili ishte pronari i një hoteli në Dibër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco