Nga Shkoza në Kapshticë për të marrë emigrantët, procedohen dy persona

Nga Shkoza në Kapshticë për të marrë emigrantët, procedohen dy persona

12:17, 10/10/2022
A+ Aa A-

Dy persona janë arrestur nga policia neë Korçë pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm me mjetet e tyre.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për shtetasit:

 H. I., 55 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në mjetin kamion tip “Scania” që drejtonte 55-vjeçari, u gjetën të fshehur 4 emigrantë, të cilët po transportoheshin nga shtetasi H. I., me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

- O. T., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap nga shërbimet operacionale të Policisë Kufitare, në fshatin Drenovë, Korçë, me 5 emigrantë, të cilët dyshohet se do t'i transportonte kundrejt fitimit, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco