Kërkimet për Martinajn/ Prokuroria do të kontrollonte disa banesa, por Gjykata e Kurbinit nuk është dakord

Kërkimet për Martinajn/ Prokuroria do të kontrollonte disa banesa, por Gjykata e Kurbinit nuk është dakord

11:58, 10/10/2022
A+ Aa A-

Hetimet për të hedhur dritë mbi fatin e Ervis Martinajt, duhet se po përplasin institucionet. BalkanËeb shkruan se Prokuroria e Kurbinit ka kërkuar lejimin e kontrollit të disa banesave në Durrës, por Gjykata e ka rrëzuar.

Gjykata e Kurbinit ka argumentuar rrëzimin e kërkesës me faktin se sipas saj nuk ka prova bindëse. Ndërkohë kërkesa për kontrollin e banesave, u pranua nga gjykata e Apelit Tiranë.

Fati i Ervis Martinajt vijon të mbetet mister që prej datës 3 gush, pas denoncimit të bërë nga familjarët e tij se rezulton i zhdukur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco