Djegia e makinës së Marsel Buçit, Deizi Arapi përfundon në polici, 15 të shoqëruar

Djegia e makinës së Marsel Buçit, Deizi Arapi përfundon në polici, 15 të shoqëruar

10:49, 10/10/2022
A+ Aa A-

Djegia e makinës së Marsel Buçit, Deizi Arapi përfundon në polici, 15 të shoqëruar. Akoma nuk dihet se në çfarë statusi është thirrur në polici e reja e 'zhurmshme', por kjo vjen menjëherë pas denoncimit të babait të Marsel Buçit.

Ai tha se Deizi e ka ofenduar djalin e tij vetëm dy ditë pasi asaj i kishin djegur makinën, ngjarje e ndodhur më 25 shtator të këtij viti. Bashkë me Arapin, në pyetje në komisariatin e Bilishtit, po merren edhe 15 persona të tjerë. 

Automjeti i llojit "VolksWagen" në pronësi të Marsel Buçit është shkrumbuar teksa ishte parkuar para shtëpisë së tij, rreth orës 02:30. Marsel Buçi është punonjësi i karburantit që u akuzua më herët nga Deizi Arapi si autor i zjarrvënies së mjetit të saj, ngjarje e ndodhur më 25 shtator të këtij viti. Ende nuk dihet se kush fshihet pas kësaj ngjarjeje, por hetuesit janë të bindur që zjarri ka qenë i qëllimshëm. Deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar për asnjërën nga mjetet e djegura. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco