Dhunë në familje dhe drejtim mjeti pa leje, policia Durrësit arreston 6 persona

Dhunë në familje dhe drejtim mjeti pa leje, policia Durrësit arreston 6 persona

09:27, 10/10/2022
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 6 persona ditën e sotme. Sipas njoftimit të policisë të ndaluarit janë arrestuar për akuza të ndryshme.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës / Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Dhuna në familje", shtetasit: 

-E. Xh., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij; 

-B. C., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij; 

-E. P., 37 vjeç, banues në Golem, Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një shtetaseje (nëna e ish-bashkëshortes së tij).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt", shtetasin S. M., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi R. K., 23 vjeç, banues në lagjen nr., 14 Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco