Aksident mes 5 të plagosur afër Pogradecit, mes tyre dy fëmijë

Aksident mes 5 të plagosur afër Pogradecit, mes tyre dy fëmijë

08:00, 10/10/2022
A+ Aa A-

Një aksident me pesë të plagosur ka ndodhur pas mesnate në aksin rrugor Qafë Thanë – Pogradec. Dy gra dhe dy fëmijë përveç shoferit, janë plagosur dhe u dërguan në spitalin e Korçës.

Sipas Policisë,  aksidenti ndodhi rreth orës 1:45 në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec, pranë fshatit Hudënisht.

Shtetasi M. B duke drejtuar një “Volksëagen” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 4 pasagjerë, konkretisht dy shtetaset E.S dhe M.S dhe dy të mitur, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco