Dinamika e ngjarjes në Elbasan/ Autori endacak ishte i dehur, hyri në lokal dhe plagosi të riun, ja si nisi sherri

19:45, 09/10/2022
A+ Aa A-

Zbardhet dinamika e ngjarjes në Elbasan, ku mbeti i plagosur Fabio Shybehja, 21 vjeç.

Mësohet se i plagosuri ka një lokal në zonën e lagjes “28 Nëntori” ku ndodhi ngjarja.

Ndërsa autori Petrit R. 54 vjeç është endacak që mbledh kanaçe nëpër qytet, dhe thuhet se është person i alkoolizuar.

Si nisi sherri?

Autori ka qenë duke ofenduar familjarët e pronarit të lokalit, ku ky i fundit e ka nxjerrë jashtë ambienteve të lokalit.

Pasi e nxorri jashtë autori shkoi tek karroca ku kishte kanaçet mori një thikë dhe e goditi mbas shpine drejt në fyt Fabio Shyben.

I plagosuri ndodhet në spital, ndërsa autori është vënë në prangat e policisë 10 minuta pas ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco