VIDEO – SYRI TV/ Panairi ‘Kult Art’ për 3 ditë, Tregtarët: Promovon trashëgiminë

14:03, 09/10/2022
A+ Aa A-

Punimet e dorës apo edhe gatime te ndryshme u prezantuan në panairin “Kult Art” në Gjirokastër ku ishin pjesë artizane të ndryshëm nga Shqipëria dhe rajoni. Për pjesëmarrësit ky event u mundëson atyre promovimin e trashëgimisë të zonave nga vijnë, por edhe nxjerrin në pah edhe punën e tyre.

Syri tv

Për tri ditë me radhe Gjirokastra mirëpriti panairin ‘Kult Art’, nga ku  artizanë të ndryshëm nga Gjirokastra,  Saranda ,Tirana , Kosova por edhe nga vendet fqinje  prezantuan produktet e tyre duke  promovuar traditat e zonave. Kryesisht punimet  e dorës ishin ato që kryesonin këtë panair , si në bizhuteri, punime me qëndisje të ndryshme por  edhe likere të ndryshme apo Zaire, karakteristike për zonën e Gjirokastrës .

Për tregtare ky panair shërben për promovimin e trashëgimisë kulturore  por edhe një mundësi e mirë për reklamimin e punës së tyre.

Ky panair ka tërhequr turistë vendas dhe të huaj, të cilët janë ndalur për të parë nga afër punimet e artizanëve shqiptarë. /Gaz: A.hoxha, Pamje: Syri tv, mont: E.Goga/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco