FOTO/ U arrestua në makinën e Endrit Dokles, ky është Fatjon Murati

FOTO/ U arrestua në makinën e Endrit Dokles, ky është Fatjon Murati

13:57, 09/10/2022
A+ Aa A-

Personi në foto është Fatjon Murati. Ai u arrestua mbrëmjen e së shtunës nga policia e Tiranës. Ai rezultonte i shpallur në kërkim policor prej korrikut të këtij viti.

Ndalimi u bë teksa lëvizte me një makinë të blinduar me Endrit Doklen.

Në makinën e tyre ishte edhe Gentjan Reçi, kunat i Dokles dhe nipi i Xhelal Reçit i ekzekutuar një vit më parë në Kurbin.

Por kush është Fatjon Murati.

Emri i tij del fillimisht në njoftimet e policisë italiane. Në 2016-ën ai u arrestua si pjesë e një grupi që grabisnin shtëpi dhe shpërndanin drogë në rajonin e Venecias.

Image

Pas dënimit ai u kthye në Shqipëri. Në 12 korrik të këtij viti ai u shpall në kërkim pas zbulimit të një baze armatimi në Tiranë. Në operacionin e koduar ‘Ruger’ u arrestua Kristjan Gjini.

Policia thotë në njoftimin e saj se Murati dhe Gjini janë bashkëpunëtorë dhe posedues të armëve.

5 ditë më vonë do të ndodhte masakra e Fushë Krujës ku në një atentat në Fushë Krujë u ekzekutuan Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

Murati ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje. /Lapsi.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco