‘Përtej kufijve’/ Shqiptarët nisin mbjelljen e kanabisit edhe në Turqi

‘Përtej kufijve’/ Shqiptarët nisin mbjelljen e kanabisit edhe në Turqi

13:19, 09/10/2022
A+ Aa A-

Shqiptarët duket se kanë vendosur të eksportojnë eksperiencën e tyre në mbjelljen e kanabisit.

Pas disa vitesh mbjellje në Shqipëri, tani ata kanë gjetur vende të tjera ku kanë ushtruar këtë zanat. Përveç Spanjës, ku parcelat me kanabis të shqiptarëve janë normalitet, një rast është zbuluar edhe në Turqi.

Policia e Shtetit bën të ditur se kishte siguruar informacione në rrugë operative se po kultivohej kanabis në Manisa, Turqi dhe për këtë gjë ka njoftuar kolegët turq.

Gjatë operacionit ‘Përtej kufijve’ janë vë në në pranga disa persona, ndërsa 2 shqiptarë dhe 1 turk janë në kërkim.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Operacioni policor i koduar “Përtej kufijve”, falë bashkëpunimit të Policisë shqiptare me Policinë turke.

Sekuestrohen në Manisa të Turqisë, 3 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 8.6 kg marijuanë, 9 pako me drogë sintetike dhe 211 bimë narkotike të kultivuara.

Është arrestuar 1 shtetas turk, ndërsa 3 të tjerë janë proceduar penalisht. Gjithashtu janë shpallur në kërkim 2 shtetas shqiptarë dhe 1 shtetas turk, si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Policia e Shtetit siguroi informacion se në Manisa të Turqisë, disa persona ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Informacioni i siguruar nga Policia shqiptare i është përcjellë menjëherë homologëve turq, të cilët organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Përtej kufijve”.

Në kuadër të operacionit, u bë e mundur që në Manisa të Turqisë, të evidentohej vendi ku ishin kultivuar bimët narkotike. Gjatë operacionit, Policia turke sekuestroi 3 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 8.6 kg marijuanë, 9 pako me drogë sintetike dhe 211 bimë narkotike të kultivuara.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë 1 shtetas turk dhe u proceduan penalisht 3 shtetas të tjerë turq.

Po në vijim të operacionit u shpallën në kërkim, për veprën penale “Trafikimi i stimulantëve dhe lëndëve narkotike”, 2 shtetas shqiptarë dhe 1 shtetas turk, pasi janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Policia e Shtetit është e vendosur që bashkërisht me partnerët të luftojë me profesionalizëm krimin e  organizuar, duke zhvilluar hetime dhe operacione të përbashkëta, brenda dhe jashtë kufijve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco