Kultivoi 4000 rrënjë kanabis, kërkohen 9 vite burg për ish administratorin në Lezhë

Kultivoi 4000 rrënjë kanabis, kërkohen 9 vite burg për ish administratorin në Lezhë

12:11, 09/10/2022
A+ Aa A-

9 vite burg kërkon Prokuroria e Lezhës për ish administratorin e njësisë Ungrej në Lezhë, i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike. Ish funksionari lokal është në arrati prej qershorit të vitit të kaluar, pasi policia zbuloi 4 mijë rrënjë kanabis të kultivuara në zonë!

Prokuroria e Lezhës kërkon dënimin me 9 vite burg në mungesë të ish kreut të Njësisë Administrative Ugrej në Lezhë, Gëzim Kola, i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike.

Ish funksionari lokal është në arrati prej qershorit të vitit 2021, kur forcat RENEA zbuluan dhe asgjësuan rreth 4 mijë bimë narkotike kanabis sativa të kultivuara në zonë.

Sipas dosjes hetimore ka arritur në përfundimin se Gëzim Kola ka konsumuar veprën penale "Kultivimi i bimëve, narkotike" kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë Prokurori Françesk Ganaj, ka kërkuar pushim të hetimit për Kastriot Lukën, i cili ka ndërruar jetë dhe për Gjergj Ndrecën, për të cilin nuk është arritur të provohet përfshirja në kultivimin e kanabisit.

Kryeplaku i fshatit Ungrej, Zef Boci, ishte personi i vetëm që u vu në pranga gjatë aksionit të forcave Speciale qershorin e vitit të kaluar.

Por çështja e tij është veçuar dhe ai po gjykohet në Gjykatën e Lezhës për veprën penale "Shpërdorim Detyre”.

Operacionet e vazhdueshme të Policisë së Shtetit, konfirmojnë se fenomeni I kultivimit të bimëve narkotike mbetet ipranishëm në qarkun e Lezhës.

Parcelat e vogla në zona të thella malore, është një prej metodave që po përdoret për këtë veprimtari kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco