EMRI/ Me pistoletë në brez gati për qitje, arrestohet 36-vjeçari nga Kruja

EMRI/ Me pistoletë në brez gati për qitje, arrestohet 36-vjeçari nga Kruja

12:06, 09/10/2022
A+ Aa A-

Hekuran Sefa, 36-vjeç është arrestuar nga policia e Fushë-Krujës, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri.

Në njoftimin e policisë thuhet se në kuadër të operacionit “Borizana” u arrestua Hekuran Sefa,  36 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Shërbimet e Policisë, pasi kanë ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte ky shtetas, kanë ushtruar kontrollit fizik ndaj 36-vjeçarit, të cilit i kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje.

Pistoleta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me municionin luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco