Kapet një shpërndarës i madh droge në Elbasan, që e kishin lënë në arrest shtëpie për dhunë në shtëpi

Kapet një shpërndarës i madh droge në Elbasan, që e kishin lënë në arrest shtëpie për dhunë në shtëpi

09:36, 08/10/2022
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit dhe forcat e FNSH-së së Fierit kanë arrestuar një shpërndarës të madh drogash të forta, si heroina, në Elbasan.

Në mënyrë absurde, 43-vjeçari XH.D që u arrestua, ishte lënë në arrest shtëpie në një kohë që ishte akuzuar për dhunë në shtëpi, në familjen e tij.

Megjithatë, ai e kishte thyer masën e sigurisë.

Policia e Shtetit njoftoi se “në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në kuadër të hetimit proaktiv për një shtetas që merrej me shpërndarje të drogave të forta, në qytetin e Elbasanit, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar "Zaranika", në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:    

Xh. D., 43 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale "Dhuna në familje". Gjithashtu ka qenë i dënuar më parë, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 525 gramë lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe 2 aparate celuare.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të impikuar në këtë veprimtari kriminale.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco