33 qytetarë të infektuar me koronavirus

33 qytetarë të infektuar me koronavirus

18:17, 07/10/2022
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 709 testime, 33 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

Në 24 orët e fundit, nuk ka humbje jete nga sëmundja, ndërsa 70 qytetarë janë shëruar.

Në spitalin COVID3 po marrin trajtim mjekësor 5 pacientë. 

Situata 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 709 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 33 qytetarë, në këto bashki: 

15 në Tiranë, 4 në Sarandë, 3 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Fier, Selenicë, Elbasan.

Janë 353 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. 

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 70 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,355 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (7 Tetor 2022) 

Raste të reja ditore                33
Të shëruar në 24 orë             70
Të shtruar në spitale             5
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                     709

Testime totale                   1,985,808
Raste pozitive                      331,297
Raste të shëruara                  327,355
Raste Aktive                             353
Humbje jete                              3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë                    205
Elbasan                   35
Vlorë                         34
Fier                           18
Shkodër                 15
Lezhë                        13

Gjirokastër                12
Durrës                     8
Dibër                           5
Korçë                         4
Berat                           3
Kukës                          1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco