‘Përshtatën lokalin për organizimin e lojërave të fatit’, në pranga pronari dhe administratori i lokalit

‘Përshtatën lokalin për organizimin e lojërave të fatit’, në pranga pronari dhe administratori i lokalit

17:20, 07/10/2022
A+ Aa A-

Forca e Posaçme Operacionale e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, finalizuan operacion policor të koduar “Tabs”, duke vendosur në pranga dy persona.

Sipas njoftimit të policisë, u vendosën në pranga pronari dhe administratori i lokalit pasi përshtatën lokalin për organizimin e lojërave të fatit.

Njoftimi/ Policia Vlorë

Vijojnë operacionet për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në fushën e lotarive të palejuara.

Finalizohet nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Tabs”.

Përshtatën lokalin për organizimin e lojërave të fatit, vihen në pranga pronari dhe administratori i lokalit.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 6 kompjutera që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme. 

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve në lokale dhe ambiente të tjera, në të cilat mund të organizohen lotari të palejuara, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në një lokal në lagjen “Isa Boletini”, organizohej kjo veprimtari e paligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tabs”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: 

A. M., 31 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, pronari i lokalit dhe Sh. N.,  35 vjeç, banues në lagjen “Pavarsia”, administrator i lokalit.

Këta shtetas dyshohen se kanë përshtatur lokalin që ndodhej në lagjen “Isa Boletini”, për organizimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, nëpërmjet 6 kompjuterave, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale,

 Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco