Lajmi i fundit

Tragjedia në Shkodër, gjendet një fëmija tjetër i mbytur

Nga përplasja e motorit, te rrëmbimi me forcë i të riut dhe aksioni i Policisë, çfarë ndodhi brenda 30 minutash

Nga përplasja e motorit, te rrëmbimi me forcë i të riut dhe aksioni i Policisë, çfarë ndodhi brenda 30 minutash

09:28, 07/10/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e ndodhur më 2 tetor në aksin nacional Tiranë-Durrës, ku u dhunuan vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj, u bë shkak për zbardhjen e një grupi kriminal të përfshirë në disa vrasje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.00 të së shtunës kur vëllezërit Beqiraj udhëtonin me një motor tip “Piaggio” nga, i drejtuar nga Gentiani.

Mjeti i vogël u godit nga pas nga një automjet me ngjyrë të zezë. Pas kësaj, pranë tyre është afruar edhe një mjet tjetër dhe disa persona kanë dalë nga mjetet, ku kanë nisur të dhunojnë shtetasit Gentjan dhe Indrit Beqiraj. Më pas, këta persona kanë marrë me dhunë dhe kanë futur në makinë Indrit Beqirajn, duke udhëtuar për disa minuta.

Teksa vëllai tjetër ka lajmëruar policinë, forcat e rendit janë vënë në lëvizje. Në këtë moment, i riu është lënë i lirë dhe personat që e morën peng janë larguar pa gjurmë nga vendi i ngjarjes.

Pas rreth gjysmë ore, dy vëllezërit janë paraqitur në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, ku kanë bërë denoncim dhe kanë treguar çfarë u kishte ndodhur, duke krijuar dyshime se autorë të ngjarjes janë persona që kanë lidhje me shtetasin Aleksandër Laho.

Në dosjen hetimore thuhet se Indrit Beqiraj ka deklaruar “me vetë përgjegjësi dhe faktin qe dhe ai në bashkëpunim me Gentian Beqiraj, Ilirjan Feci, Kevin Zeneli (Suçi), duke bashkëpunuar me njeritjetrin, të nxitur kundrejt pagesës nga shtetasi Kasander Noga, e më pas dhe nga shtetasi Flamur Bejko, kanë dashur të vrasin me armë zjarri shtetasit Geron Hasanbelliu, banues në Fier si dhe nipat e tij, si dhe shtetasin Arben Merkuri, banues ne Sukth Durrës, ku për kryerjen e këtyre vrasjeve nga shtetasit Ilirian Feci e Kevin Zeneli iu janë dhënë armë zjarri pistoleta të llojeve të ndryshme, katër copë, si dhe një autoveturë me targa të huaja e kanë marrë dhe një banesë me qira në Tiranë.

Po ashtu, kanë marrë dhe një armë automatik tip kallashnikov e fishekë nga shtetasi Armando Daka, banues në Plazh Durrës, si dhe të shtyrë nga Flamur Bejko kanë blerë një armë pistoletë nga shtetasi Armando Lama dhe kanë siguruar dhe lëndë plasëse dinamit të blera nga shtetasi Idajet Hoxha banues ne Bulqizë, me të cilin do të demonin apo shkatërronin pronën e disa djemve qe kishin konflikt me Flamurin”, mësohet se të kenë deklaruar ata.

Operacioni

Dëshmia e vëllezërve Beqiraj çoi në realizimin e operacionit “Porosia”, duke çuar prapa hekurave 14 persona dhe duke shpallur në kërkim disa të tjerë. Ndërsa, pjesa më e madhe e të arrestuarve kanë role dytësore në grupin e strukturuar kriminal, “kupola” e tij ndodhet ende në arrati, përkatësisht Kevin Zeneli, i cili ndodhet jashtë vendit. I riu vetëm 23-vjeç, u largua nga Shqipëria pas vrasjes në zonën e Don Boskos në Tiranë, ngjarje e ndodhur më 4 janar të këtij viti, duke lënë pas një të vdekur e katër të plagosur, të gjithë të pafajshëm dhe që nuk kishin lidhje me shënjestrën e tij. Ndërkohë, i konsideruar si financuesi i grupit, Kasandro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco