Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

Llabani: Firma fundore që ka krijuar sistemin e Policisë së Shtetit është ruse, hakerat kanë fshirë çdo gjë

Llabani: Firma fundore që ka krijuar sistemin e Policisë së Shtetit është ruse, hakerat kanë fshirë çdo gjë

21:55, 06/10/2022
A+ Aa A-

Gazetarja Anduena Llabani, komentoi në emisionin 'Drejt' në RTV Ora sulmet kibernetike dhe të dhënat e publikuara nga hakerat pasi sulmuan sistemet e policisë.

Llabani deklaroi se të dhënat janë fshirë dhe janë të parikuperueshme ndërsa shtoi se firma fundore për sistemin e shërbimeve të Policisë së Shtetit, është ruse.

Llabani: Të dhënat janë fshirë të gjitha nga sistemi. Janë shpëtuar materiale që kanë qenë në USB. Janë dosjet e zbulimit të autorëve që janë shumë sensitive, të paktën janë siguruar. Pjesa tjetër janë fshirë dhe nuk jep njeri llogari për to. Asgjë nuk rikuperohet më mbrapsht. Askush nuk i ka vënë në dijeni këta policë apo komisariate se do të vidhen këto materiale.

Para se të ndodhte kjo histori kemi dëgjuar se disa hakera serbë kanë sulmuar ministrinë e Mbrojtjes dhe RTSH-në dhe një medie tjetër. Ata kanë tentuar që të marrin disa informacione nga mediet. E para që është sulmuar ka qenë ministria e Drejtësisë dhe ky “mikrob” është përhapur tek regjistri i Noterëve dhe më pas është përhapur edhe tek policia. Këto të dhëna janë në duart e hakerave. Firma Intracom që ka shtruar infrastrukturën në shërbimet e Policisë së Shtetit është vetëm maja e ajsbergut, pasi vija fundore që nuk jepet material është ruse. Ata që kanë shtrirë kabllot janë një firmë ruse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco