Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për sistemin TIMS

Sonila Qato thirret në SPAK/ Si nisën akuzat për aksin Kardhiq-Delvinë

Sonila Qato thirret në SPAK/ Si nisën akuzat për aksin Kardhiq-Delvinë

11:51, 04/10/2022
A+ Aa A-

Sonila Qato thirret në SPAK për të dëshmuar në lidhje me dy akuzat e ngritura më herët: atë të “shpërdorimit të detyrës” dhe të "pabarazisë në tendera".

Prokuroria e Posaçme duket se i është referuar kallëzimit që Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri për investimet në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Në këtë aks nacional në fakt, asokohe u tha se janë konstatuar një sërë shkeljesh, ndërkohë që një pjesë të mirë të konfliktit real të kreut të kësaj drejtorie, e shpjegoi vetë ishdrejtoresha në momentin e dorëheqjes pas vetëm 8 muajsh drejtim.

Referuar të dhënave të organit të posaçëm hetimor, bëhet me dije se Qato ditën e djeshme është thirrur pikërisht si person që duhet të dëshmojë, fakt të cilin e pranoi pas gati dy orësh dëshmi edhe vetë Qato. Kjo e fundit, shoqëroi në Prokurori me avokatin e vet mbrojtës, Vladimir Meçe, ndërkohë që saktësoi faktin se është pyetur për atë aks dhe se ka vendosur të lërë Prokurorinë të bëjë punën e saj, fakt për të cilin, sipas saj, ajo edhe u dorëhoq në shtatorin e 3 viteve më parë.

DJE NË SPAK

Ish-kreu i ARRSH-së, Sonila Qato, në një prononcim të shkurtër tha se ajo është thirrur për të dëshmuar si person që ka dijeni, ndërsa risolli në vëmendje se edhe dorëheqjen si drejtoreshë e ARRSH-së e dha në mënyrë që t’i jepet mundësi SPAK-ut që të kryejë hetimet dhe të japë drejtësi. Sipas të dhënave, ajo është paraqitur para Strukturës Antikorrupsion pas padisë së bërë nga një firmë private, pas një raporti të KLSH-së për shkelje të barazisë në tenderë në aksin Kardhiq-Delvinë.

KALLËZIMI PENAL NGA “GJOKA

Kompania “Gjoka Construction” paditi drejtoreshën e ARRSH-së, Sonila Qato, për prishje me qëllim të imazhit. Në një reagim për mediat, përfaqësues të kësaj kompanie kanë mohuar që të kenë paraqitur të dhëna false për të fituar tenderin për ndërtimin e tunelit të rrugës KardhiqDelvinë, që është “loti 7” dhe që u anulua. Sipas tyre, imazhi është prishur, pasi nisën hetimet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, hetim i cili sipas firmës, kishte si qëllim favorizimin e kompanisë e “Ircop S.p.a”, degë e shoqërisë së huaj, për të cilat nuk i kursyen akuzat.

Me 17 shtator, kompania “Gjoka Construction” dorëzoi një kallëzim penal në prokurori ndaj drejtoreshës së ARRSH-së, Sonila Qato. Sipas të dhënave të kohës, veprimi në fjalë erdhi pasi ARRSH-ja vendosi anulimin e procedurës së tenderit të ndërtimit të tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë, ku kompania “Gjoka Construction” ishte pjesë e garës. Në një prononcim për mediat, avokati i kësaj kompanie pretendoi se ARRSH-ja i ka bërë një skualifikim të padrejtë “Gjoka Construction”, duke favorizuar një firmë tjetër. Po ashtu, avokati pohoi se detyrimi që duhet t’i kthejë shteti kësaj kompanie është 7 miliardë lekë.

Ai akuzoi publikisht se ishte bërë korrupsion nga vetë drejtoresha e ARRSH-së. Sipas mbrojtësit të firmës “Gjoka”, u bë me dije se ishin 4.2 milionë euro të marra në mënyrë të padrejtë më shumë sesa do e kryenin ata veprën publike: “Ne kemi thënë që ekziston vepra penale e korrupsionit. Kjo nuk do të thotë se s’ka vepra të tjerë, si pabarazia në tenderë. Detyrimi që na ka për të kthyer ne është 7 miliardë lekë. E gjithë zhurma që është bërë ndaj kompanisë ‘Gjoka’ nga drejtoresha e ARRSH, ndaj të cilës bëmë edhe kallëzimin penal, është e padrejtë”, tha avokati, ditën e dorëzimit të kallëzimit, kallëzim që në fakt e çoi në dorëheqje ish-drejtoreshën Sonila Qato.

Në fakt, vetë Qato, në daljen publike, vetëm dy ditë pas këtij kallëzimi, kur dha lajmin se ishte dorëhequr t’i hapte rrugë hetimit, tregoi arsyet e largimit, si pak kush tjetër në raste të tilla në vendin tonë. Padia e KLSH Siç edhe ka qenë lajmëruar më herët, në SPAK ka qenë një padi ndaj Sonila Qatos nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Padia është me akuzën se është skualifikuar padrejtësisht në tenderin për rrugën Kardhiq-Delvinë një kompani, duke i kushtuar shtetit miliona lekë dëm. Auditimi në ARRSH nga KLSH-ja është bërë për periudhën e veprimtarisë nga data 1.1.2017 deri në datën 31.7.2019. KLSH-ja tha aso kohe se çështja që kemi kërkuar një hetim të thelluar nga ana e organit të Prokurorisë ka të bëjë me ligjshmërinë e zbatimit të procedurës së prokurimit me objekt: “Ndërtim rruga Kardhiq – Delvinë, Loti 7, me fondin limit 2,332,573,946 lekë, të zhvilluar në korrik 2019”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco