Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për sistemin TIMS

Vrasja e Xhuvanit, kalon për gjykim penal çështja ndaj Paplekajt

Vrasja e Xhuvanit, kalon për gjykim penal çështja ndaj Paplekajt

14:55, 03/10/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të kalojë për gjykim penal të zakonshëm çështjen ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Ndërkohë, është pushuar pjesërisht çështja për personat që ishin pjesë e njësisë së mbrojtjes së votës në PD. Në fuqi është lënë masa “arrest shtëpie” për dy ish nëndrejtorët Niko Palla dhe Albert Nushi.

Kujtojmë se katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë pas një përplasjeje me armë në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Xhuvani ishte aktivist i PS. Nga përplasja 3 persona të tjerë u plagosën, mes tyre  një efektive policie.

I akuzuar për vrasjen është ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj Xhuvanit gjatë shkëmbimit të zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco