Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

EMRAT/ Arrestohen dy të shumëkërkuar në Elbasan

EMRAT/ Arrestohen dy të shumëkërkuar në Elbasan

09:20, 30/09/2022
A+ Aa A-

Dy të rinj janë arrestuar ditën e sotme nga Policia e Elbasanit, pasi  ishin shpallur në kërkim për vjedhje dhe kultivim të bimëve narkotike.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Alfred Sina, 30 vjeç, banues në Elbasan, i cili akuzohet për veprën penale Kultivimi i bimëve narkotike” dhe shtetasi Mariglen Alterziu, 36 vjeç, banues në Elbasan, i akuzuar për penale “Vjedhja”.

Për të dy këta shtetas gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Center”.

Vihen në pranga pasi u lokalizuan në qytetin e Elbasanit, 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e shtetasve në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Center”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

Alfred Sina, 30 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Mariglen Alterziu, 36 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco