Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Bilanci i COVID/ 44 raste të reja, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Bilanci i COVID/ 44 raste të reja, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

17:19, 29/09/2022
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 44 raste të reja me koronavirus nga 608 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID3 po marrin trajtim mjekësor 5 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 47 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 509 raste aktive me COVID.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 19 në Tiranë, 4 në Gjirokastër, 3 në Sarandë, nga 2 qytetarë në Kurbin, Durrës, Vlorë, nga 1 qytetarë në Kukës, Lezhë, Dibër, Mat, Klos, Fier, Roskovec, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Skrapar, Gramsh.

Statistika (29 Shtator 2022)
Raste të reja ditore                44
Të shëruar në 24 orë             47
Të shtruar në spitale             5
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                     608

Testime totale                   1,980,826
Raste pozitive                      331,027
Raste të shëruara                  326,929
Raste Aktive                             509
Humbje jete                              3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë                    253
Elbasan                   49
Fier                           43
Vlorë                         37
Durrës                     27
Dibër                           22

Lezhë                        17
Gjirokastër                17
Korçë                         15
Shkodër                 12
Berat                           11
Kukës                          6

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco