Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Burgim të përjetshëm për shqiptarin që vrau grekun, nëna e viktimës: Im bir nuk kthehet më

Burgim të përjetshëm për shqiptarin që vrau grekun, nëna e viktimës: Im bir nuk kthehet më

09:13, 29/09/2022
A+ Aa A-

Ka folur për mediet greke nëna e 44-vjeçarit grek, i cili u vra në nëntor të 2021-it brenda dyqanit ku punonte në Selanik nga një 27-vjeçar shqiptar dhe një 37-vjeçar me origjinë greke.

Autori me origjinë shqiptare është dënuar më burgim të përjetshëm për vrasje nga pakujdesia, ndërsa bashkëpunëtori i tij është dënuar me katër vjet e dy muaj burg për bashkëpunim në vrasje, grabitje dhe trafikim droge, raporton abcnews.al.

Ndërkohë e ëma Marios, 44-vjeç ka thënë për mediet greke se dhimbja e saj është shumë e madhe dhe se as dënim imi me burgim të përjetshëm nuk e ngushëllon atë, teksa thotë mes lotësh se djali i saj punonte nga mëngjes deri në darkë.

“Dhimbja ime është shumë e madhe. Deri sa dy vrasësit hynë në burg, dridhesha e tëra. Çfarë të bëj që njërin e dënuan për jetë dhe tjetri që do të lirohet pas disa vitesh, biri im nuk kthehet më” , tha Toula Vasakari për “Live News”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco